Johnny Depp do të luajë rolin e detektivit Russell Poole në filmin e tij të ri, që do të tregojë mbi vrasjet e Tupac Shakur dhe The Notorious B.I.G.
Sipas Screen Daily, producentja Miriam Segal do të sjellë në ekranin e madh një përshtatje të librit “Labyrinth”, të autorit Randall Sullivan.
Përpara atakut në zemër në vitin 2015, detektivi Poole kishte dalë me teorinë se tre oficerë policie dhe drejtori ekzekutiv i Death Row Records, Marion “Suge” Knight, ishin përgjegjës për vrasjen e reperit 24-vjeçar.
Filmi “Labyrinth” do të ketë regjinë e Brad Furman, i cili ka qenë regjisor i “The Infiltrator”, “Runner Runner” dhe “The Lincoln Lawyer”./tch/a.k