Ish kapiteni i Kombëtare shqiptare, Lorik Cana, i cili përkohësisht ka paralajmëruar një pauzë nga futbolli aktiv, ka nisur shkollimin për trajner. Më konkretisht, Cana ka nisur kursin për licencën “UEFA B”, përcjell Gazeta Express.
“Ka nisur në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, kursi “UEFA B”. Në këtë kurs marrin pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator. Kursi është organizuar nga Sektori i Edukimit, në Federatën Shqiptare të Futbollit, sipas një programi të ndërtuar që në fillimin e vitit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
“Ky është kursi “UEFA B”, numër 22. E veçanta e këtij kursi lidhet me faktin se pjesëmarrës në të është edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili po përgatitet që në të ardhmen ti hyjë rrugës së trainingut”, vazhdon njoftimi, përcjell Gazeta Express.
Cana së fundit është pensionuar nga Kombëtarja, derisa ka paralajmëruar se do të bëhet me ekip të ri pasi të shërohet nga lëndimet. Në gjë është e sigurt, Cana pretendon të jetë trajner në të ardhmen. /a.m.