Pas muajsh të tëra me vlera shumë të ulëta, në muajin gusht inflacioni u rrit në 2%. Krahasuar me muajin Gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike me 4,7 %”.
Një grup tjetër që ka shënuar rritje të ndjeshme është “Shërbimi arsimor” me rritje 4,4 %.
Ndërkohë çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” rezultojnë 1,4 % më të larta nga gushti I vitit të shkuar.
Ndërkohë çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” rezultojnë 1,4 % më të larta nga gushti I vitit të shkuar.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rritën me 19,2 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 15,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,5 %, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %.
Norma 2% e inflacionit është më e larta për këtë vit. Ndërkohë që muajt e parë të vitit 2016 niveli i inflacionit u luhat në norma mjaft të ulëta deri 0.3%. Një situatë e tillë u komentua si tregues i konsumit të ulët dhe performancës së dobët të ekonomisë.
ma.me