Maturantët e kanë pozicionuar sot protestën e tyre përballë sallës së Kuvendit.
Sipas tyre skema e re nuk ju jep atë që meritojnë. Mirëpo dje gjatë protestës përpara kryeministrisë u bashkuan edhe eksponentë të PD që me pas u dëbuan nga protesta. Një natë më parë vetë Basha tha se do ju bashkohej protestuesve dhe pse këta të fundit kërkojnë mos ndërhyjë politika.
Por, PD sot sërish ka çuar para Kuvendit eksponentët e saj. Lexo.al ka mundur të sigurojë foto nga protesta ku mes maturantëve shihet edhe Vasil Muka, Ish drejtori i Arsimit në kohën e pushtetit “Berisha”, në Gjirokastër.
Po ashtu burime të besuara për Lexo.al bëjnë me dije se Muka ka qenë i angazhuar fort në PD, duke mbajtur edhe pozicionin e komisionarit të zgjedhjeve në “Vasil Shanto” në vitin 2011, për garën e Bashës për bashkinë e Tiranës. Drejtor i kurseve profesionale në Tiranë, shef i shtabit të PD në Gjirokastër në 2013 po ashtu, mëson Lexo.al.
Mesa duket, PD është angazhuar maksimalisht në këtë kauzë maturantësh në pamundësi për të patur vetë një të tillë. Ky politizim ku duke kamufluar eksponentë me imazh të ulët publik është strategjia e re e Bashës. Muka po ashtu qëndron besnik ndaj kryetarit.
ma.me