Aroma karakteristike e kanellës për shumëkënd asociacion me aromën e biskotave, por jo shumë e dinë se kanella nuk është vetëm një shtesë e shijshme për ëmbëlsirat, por edhe një ilaç natyral. Kanella është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve, përmban kalcium, hekur, mangan, vitaminë C dhe K, si dhe fibra dietetike. Ja pse duhet më shpesh të konsumoni kanellë.
– Rrit imunitetin: Kombinimi i mjaltit dhe kanellës për shumë vite përdoret si një ilaç natyral. Një lugë çaji mjaltë dhe një e katërta lugë çaji kanellë të tretura në një gotë me ujë të ngrohtë e rrit imunitetin dhe mbron trupin kundër viruseve dhe baktereve.
– Stimulon trurin: Studimet kanë treguar se aroma e kanellës mund të përmirësojë aftësitë njohëse, kujtesën, kryerjen e detyrave të caktuara dhe të provokojë vigjilencë dhe përqendrim. Një sugjerim i mirë është për të marrë qirinj me parfum kanelle.
– Ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterolit në gjak: Një studim i kryer në vitin 2003 tregoi se përdorimi i rregullt i kanellës mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit dhe kolesterolit të keq (LDL). Studimi përfshiu njerëzit me diabet të tipit 2 që kanë konsumuar 1 deri 6 gramë kanellë në ditë. Kolesteroli i tyre u zvogëlua me 18 për qind dhe niveli i sheqerit në gjak me 24 për qind.
– Zvogëlon dhimbjet menstruale: Gratë që vuajnë nga dhimbje të forta menstruale duhet të rrisin sasinë e konsumimit të kanellës. Me përdorim të rregullt, kjo erëz ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, citohet Zëri. (b.an)