Buxhetit të Kosovës do t’i largohen 130 mijë euro nga RTK për të paguar të drejtat televizive për transmetimin e ndeshjeve kualifikuese për “Rusia 2018”.
E në kualifikime për Kampionatin Botëror të Futbollit “Rusia 2018, Kosova po merr pjesë për herë dhe ndeshjen e parë e ka përfunduar me rezultat 1-1, me golin historik nga pika e bardhë e Valon Berishës, transmeton Koha.net.
Transmetuesi publik do të transmetojë ndeshjet e Rundit të Parë, që zgjasin nga 5 shtator 2016 deri më 9 tetor 2017, kur ndeshja e fundit e Kosovës është me Islandën.
Sipas raportit në KRPP, të drejtat televizive janë blerë nga “Straightforëard in Sports Ltd”, me bazë në Nikosia të Qipros. (b.an)