Një 77-vjeçare ëhstë paisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje pasi dhunohej psikologjikisht nga mbesa e saj 24-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë ku policia raporotn se ka ndërhyrë për t’i dhënë mbrojtje shtetases me inicialet K.V 77-vjeçe. Po ashtu, raportohet procedimi i mbesës së saj 24-vjeçare me inicialet I.S.
“Më datë 06.09.2016, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.V, vjeç 77, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se mbesa, I.S, vjeç 24, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, bën me dije policia./a.m.