Revanshi mes britanikut Tyson Fury, kampion i botes ne versionet WBA, WBO, IBO ne peshat e renda dhe ukrainasit Vladimir Klitschko do të zhvillohet më 29 tetor në Manchester, bënë të ditur të mërkurën stafet e të dy boksierëve.
“Mund t’ju them se përfundimisht ndeshja do te luhet”, deklaroi Peter Fury, menaxher i kampionit te botes, per BBC.
Fury, 28 vjeç, e mundi befasisht Klitschko me pikë ne Düsseldorf (Gjermani) më 28 nëntor të 2015, duke fituar versionet WBA, WBO e IBF, citon Koha. (b.an)