Masturbimi në publik, nuk cilësohet si krim, ka thënë Gjykata Supreme e Italisë, edhe nëse qëllimi i personit që masturbonte në publik, ishte i qartë se po e bënte që ta shihnin të tjerët. Gjykata më e lartë e Italisë, La Corte Cassazione, ka dhënë një vendim lidhur me një 69 vjeçar, që është kapur duke masturbuar në publik në qytetin jugor të Catanias.
I identifikuar vetëm si Pietro L, i moshuari ishte arrestuar pasi kishte nxjerrë jashtë penisin e tij duke e prekur në sy të studentëve në kampusin e Universitetit të Catania’s. Sipas mediave italiane, i moshuari duhej të dënohej me tre muaj burg dhe të paguante 3420 euro gjobë, mirëpo gjykata supreme, ka marrë vendim se veprimi i tij, nuk përbënte ndonjë akt kriminal.
ma.me