Një nënë 41-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Korçës abuzimin e saj vetëm 7-vjeçare. Edhe pse ngjarja ende nuk është vërtetuar, pasi edhe vet nëna e fëmijës shprehet me rezerva.
Ajo është paraqitur në polici ku deklaroi se dyshon për abuzimin e vajzës, por pa dhënë asnjë emër konkret. Policia ka nisur verifikimet për ngjarjen, ndërkohë pritet edhe kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore te vajza 7-vjeçare.
“Më datë 06.09.2016, rreth orës 15:30, shtetasja A.K, vjeç 41, banuese në Korçë, ka bërë kallëzim se para 10 ditëve, me vajzën e saj te mitur (7 vjeçe) dyshon se mos është abuzuar seksualisht, por ska kallëzuar asnjë emër konkret. Po punohet për të sqaruar vërtetësinë e këtij kallëzimi dhe të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 100 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.