Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në një postim në rrjetet sociale bën përgjegjëse qeverinë për problematiken e maturantëve, si dhe kritikon opozitën qe nuk e çoi ligjin në kushtetuese. Ajo shkruan se
“Pergjegjesia kryesore per dramen e maturanteve sot eshte e Qeverise qe hartoi ligjin me te pandershem per Universitetet Publike! Aq te paqarta ishin procedurat sa llogaritjet e pikeve njehere iu la ne dore Agjensise(!!!) se kontraktuar nga MASH, pastaj u tentua t’ i lihej ne dere Universiteteve dhe te tretet per “te zgjidhur” ekuacionin me piket,nuk po e qartesojne dot ende”, shkruan Bregu.
Deputetja demokrate nuk lë pa përgjegjësi as opozitën. Ajo thekson se opozita nuk e çoi këtë ligj në kushtetuese.
“Por, nese ne do ta kishim cuar Ligjin per Arsimin e Larte ne Gjykate Kushtetuese, ata te rinj e prinder te vraremendsh e pa zgjidhje sot, nuk do ishin ne kete gjendje!”, shkruan Bregu.
ma.me