30 fëmijë të identifikuar në situatë rruge në bashkinë e Durrës janë bashkuar në një kamp veror të organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (ASHMDF), në bashkëpunim me organizata të ndryshme.
Me synim dhënien e ndihmës për këta fëmijë, për herë të parë po organizohet ky kamp në formën e një sërë aktivitesh edukuese dhe informuese për ta.
“Filluam dje kampin që bashkon 30 fëmijë të identifikuar në situatë rruge në bashkinë Durrës. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ministria e Mbrojtjes, bashkia Durrës dhe partnerë të tjerë, për herë të parë organizojnë kampin me fëmijët në situatë rruge”, shkruhet në faqen zyrtare të agjencise.
Sipas ASHMDF-së, kampi i cili po zhvillohet në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në datat 6-10 shtator, ka për qellim ofrimin e shërbimeve per punësimin e prindërve dhe regjistrimin në shkollë të këtyre fëmijëve./a.m.