Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi ka nisur rreth orës 13:15, ndërsa ka përfunduar në 13:45 duke zgjatur vetëm 30 minuta.
Takimi kokë më kokë vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare nesër. Një nga pikat e diskutimit nesër është edhe votimi për dekretin e mbartur nga sesioni i kaluar të Presidentit për ligjin për sigurinë publike që është kthyer për shqyrtim.
Mazhoranca ka deklaruar më parë se do të rrëzojë dekretin e Presidentit, ndërsa LSI ka qenë kritike ndaj kësaj nisme që mban firmën e ministrit Tahiri.
Ligji parashikon vendosjen e kamerave në hapësirat publike dhe ato private./report tv/a.k