“Fiks Fare” do të sjellë sonte fakte të reja për korrupsionin në marrjen e provimeve në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Sekseri, i denoncuar në emision një natë më parë, përveçse merr para’ në këmbim të një note kaluese, kërkon dhe favore seksuale.
Gjatë bisedave me sekserin, që zhvillohen në zyrën e tij, “Fiks Fare” do të transmetojë blerjen e disa provimeve të tjera.
Por, sekseri nuk mjaftohet vetëm me paratë, pasi ai kërkon dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese dhe gjetjes së një pune. Pas disa takimesh me gazetarët e Fiksit, Besim Nasufi kërkon që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij./tch/a.k