Trupi prodhon vetë vitaminë D, kur rrezet e diellit jane në kontakt me lëkurën.
Procesi nëpërmjet të cilit trupi merr vitaminë D është kompleks. Ajo hyn në trup kur lëkura thith rrezet ultravjollcë B (UVB) pjesë e spektrit të dritës. Mëlçia dhe veshkat gjithashtu marrin pjesë në këtë procers, duke ndihmuar në prodhimin e formës të vitaminës që trupi mund të përdorë.
Ka një numër faktorësh që ndikojnë në nivelet e vitaminës D që mund të marrë një person. Mund të përmënden:
Vendi ku jetoni- Sa më larg nga Ekuatori jetoni, aq më pak vitaminë D merr trupi. Banorët e Bostonit, për shembull, marrin sasi të ulta nga vitamina D nga nëntori deri në shkurt, pasi dita është e shkurtër dhe veshjet mbulojnë pothuajse të gjithë trupin duke kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve UVB.
Cilësia e ajrit- Grimcat e karbonit në ajër nga djegia e lëndëve djegëse fosile, dru dhe materiale të tjera shpërndahen dhe thithin rrezet UVB, duke pakësuar kështu prodhimin e vitaminës D.
Përdorimi i kremit me filtra mbrojtës- Kremi me filtra mbrojtëse parandalon djegien nga dielli duke bllokuar dritën e UVB të depërtojë në lëkurë. Teorikisht, kjo do të thotë se përdorimi i kremit mbrojtës ul nivelin e vitaminës D. Por, praktikisht, shumë pak njerëz përdorin krem mbrojtës rregullisht, kështu që efektet e kremit mbrojtës në sasinë e vitaminës D nuk mund të konsiderohen shumë të rëndësishme.
Pesha- Studimet kanë treguar gjithashtu se të qenit mbipeshë është e lidhur me nivele të ulëta të vitaminës D dhe mbipesha gjithashtu mund të ndikojë në cilësinë e vitaminës D. /a.m.