Policia e Lezhës në vijm të opercaionve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve, është zhvilluar operacioni anti-cannabis i radhës ku janë asgjësuar me anë të djegies 623 bimë narkotike Cannabis -Sattiva.
Konkretisht, në fshatin Godull, Kurbin u asgjësuan 570 bimë të kultivuara në 3 parcela.
Në Balldre , Lezhë u asgjësuan 53 bimë të kultivuara në tokën ngjitur me banesën e shtetasit Alfred Brucaj, 40 vjeç, banues në Balldre , i cili u arrestua në flagrance si i dyshuar si kultivues i ketyre bimeve narkotike.
Materialet procedurale u referuan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”/a.k