Berat Gjimshiti është gati të zbresë në fushën e lojës për vazhdimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Kombëtarja shqiptare po bëhet gati të luajë minutat e mbetura të sfidës me Maqedoninë. Pas ndeshjes, pati një frikë për mbrojtësin Gjimshiti për të cilin u tha se është dëmtuar, por lojtari është gati të zbresë në fushën e lojës.
Për shkak se De Biasi kishte bërë të treja zëvendësimet, atëherë dëmtimi i Gjimshitit do të thoshte se kuqezinjtë do të luanin me 10 lojtarë, por mbrojtësi është riaftësuar në kohë.
Ndërkohë, ndërprerja e ndeshjes ka gjetur të papërgatitur Federatën Shqiptare të Futbollit e cila nuk kishte pronotuar asnjë hotel për lojtarët. Për këtë arsye, kombëtarja është detyruar të kalojë natën në një hotel në Bushat.
TCH/d.i.