Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka lajmëruar nisjen e trajnimit për anëtarët e komisioneve të Qendrave të votimit dhe të ZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, më 11 shtator. Zëdhënësja e KQ-së Drilona Hoxhaj bëri të ditur në një konferencë për shtyp se nisin sesionet e trajnimit për anëtarët e 118 komisioneve të QV-ve dhe 16 ZAZ-ve.
Këto sesione trajnimi do të zhvillohen me 7-9 shtator në Peshkopi. Hoxhaj kërkoi nga partite politike që marrin pjesë në zgjedhje që të kryejnë njoftimet për komisionerët. Hoxhaj bëri të ditur se trajnimi i grupeve të numërimit të votave do të bëhet ditën e shtunë.
ma.me