Ndihma që deri më tani është arritur për përmbytjet dhe që është paralajmëruar se do të arrijë nga Republika e Turqisë arrin 839.612 euro, informojnë nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni, raporton MIA.
Në komunikatën e ambsadës turke në Shkup numërohen të gjithë donatorët, ndër të cilët janë Gjysmëhëna e Kuqe (ndihma në vlerë mbi 9 mijë euro), agjencia TIKA me 21.500 euro, MUSAID 15 mijë, qyteti i Bursës 38.400 euro ndihma dhe ndihmë me personel teknik dhe punë të kryera në terren me vlerë 22.500 euro, Komuna Ejup gati 150.000 euro, Shoqata e komunave Marmara mbi 50 mijë, si dhe komuna, organizata humanitare dhe fondacione të Turqisë, transmeton GazetaExpress. (b.an)