Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për vizitë zyrtare në Slloveni, ka postuar sot një foto me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, duke bashkëbiseduar në një shetitje në natyre.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e së hënës, kryeministri Rama shprehet: “Me kryeministrin slloven, Miro Cerar, gjatë vizitës zyrtare në Ljubjanë”
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Slloveni, ku shoqërohet nga ministrja e Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe nga ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.