Shpesh herë ju ndodh që gjithçka që ju rrethon rrotullohet (marje mendsh) dhe ju nuk dini përse ?!
Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se kur marrja e mendve ndodh pa asnjë arsye, kjo e fundit mund të jetë tregues i një problemi madhor.
Sipas ekspertëve, marrja e mendve shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje ankthin, aneminë, plakjen apo infeksionin në vesh. Disa shpjegime gjënden më poshtë:
Ankthi- Nëse përveç marrjes së mendve keni edhe shqetësime të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.
Tension i ulët gjaku- Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë.
Plakja- Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm, nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.
Anemia- Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë, e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet, pasi nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak . Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.
Infeksion në vesh- Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit./a.k
Cfare jane marje mend Pyetja e pare