Samsung ka prezantuar një produkt të ri të quajtur ‘rripi i zgjuar’ i cili mund të funksionojë si një ndërgjegje e dytë për sa i përket parametrave tuaj shëndetësorë.
Rripi funksionon në mënyrë të ngjashme me një ndjesor sporti që përdoret zakonisht për monitorimin e kalorive të harxhuara, hapave të bërë, kohës gjatë së cilës përdoruesi i tij rri ndjenjur, dhe madje ai mund të masë edhe përmasat e belit tuaj.
Me anë të sistemit të tij të matjes së përmasave të belit, rripi sinjalizon kur vë re rritje të saj, për të mos e tepruar me ushqimin, dhe ju paralajmëron gjithashtu nëse qëndroni shumë ndenjur, shkruan krokodili. Bateria e tij mund të zgjasë deri në 20 ditë dhe ai lidhet më një aplikacion në celularin tuaj duke shfaqur të dhënat e matura.