Këtë të hënë është përuruar në hyrje të qytetit të Lushnjes memoriali kombëtar, për të internuarit nga regjimi komunist në vitet 1954-1991. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, ka qenë ai që ka bërë prezantimin e këtij monumenti, duke e vënë theksin tek rëndësia e aktiviteteve të tilla përkujtuese.
“Qeveria jonë ka punuar me shtresën e ish-të përndjekurve në të dyja rrafshet: moral dhe material. Është qeveria e majtë ajo që mori angazhimin për dëmshpërblimin e tyre, po do vijojmë pa u ndërprerë. Janë 800 përfitues nga kësti i 6-të. Do vijojmë pa ndërprerë. Si ky memorial, kemi ngritur dhe do të vijojmë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Ky memorial në hyrje të qytetit të Lushnjes është simbol i kujtesës kombëtare, për t’iu kujtuar të gjithëve që këtu në Lushnjë, kanë vuajtur dënimin pa u gjykuar 32 mijë burra e gra, vajza e djem, pa përjashtuar as fëmijët. Kujtesa është garancia që kjo të mos përsëritet”, u shpreh ministri Klosi.
ma.me