Në kulmin e fushatës elektorale për bashkinë, rreth 200 socialistë dibranë kanë vendosur t’i bashkohen sot Partisë Demokratike.
Vendimi eshte bere i ditur ne nje takim te organizuar ne pallatin e Kulturës në Peshkopi ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha. Ky i fundit deklaroi se qindra të rinj socialistë duan t’i bashkohendemokratëve. Sipas tij, ky bashkim është rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut.
Duke shprehur zhgenjimin e madh për partine e tyre, braktisjen dhe mashtrimin, ata kane grisur ne menyre simbolike teserat e PS-së.
“Edi Rama i ka harruar socialistet, ata enden rrugeve te papune, pa buke ndersa pasurohen veten nje grusht njerezish”, tha një socialist, thuhet në deklaratën për shtyp të PD-së.
Bashkim Murati, kirurg: Nuk eshtë Dibra vendi qe udhehiqet nga injorant si ata qe ka vendos Edi Rama te perfaqësojne Dibren.
Ramazan Kaziu: Ne jemi ne prag te nje votimi te rendesishëm. Kryetari i bashkise eshte shumë i rendesishem ne jeten e nje bashkie. Sherefedin Shëhu eshtë profesionit, ekonomist, administrator.
Jam i bindur se ky burre qe ka sjelle PD do ti menaxhoje sic duhet problemet e Dibres. Mos te zhgenjehemi me me keto premtime boshe. Do bejme rrugen e Arbrit do bejme asfaltimë te tjera etj. Keto premtime jane bere dhe me pare nga PS po asgje nuk eshte bere. Shoresoj qe fitorja e Sherefedin Shehut do te jete shum e madhe dhe jam i bindur se nuk do te na zhgenjeje. Nese po ë krijojme kete distancim dhe zhgenjim per partinë tone ë themi se nuk na degjon i ka lene socialiste rrugeve pa buke pa pune. Zoti kryëtare (Lulzim Basha) po të them dy fjale se nje djale i zgjuar i thejsht me kembe ne toke dhe jam i bindur se nuk do te na zhgenjesh si kryetari yne ( Edi Rama)”
Jam anëtar i PS i zgjedhur disa here ne struktura. Dhame kontributin tone maksimalisht. Ata zune karriget dhe nuk pyeten per ne. Duke pare se kryesia e PS u distancua nga ne, dhe ne te mbetur rrugeve pa shprese do distancohemi prej saj. Distancimi im do të jetë ne ketë moment.
/a.m.