Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për uljen e intensitetit të luftimeve në Siri.
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha sot se bisedimet ndërmjet sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë samitit G20 në Hangzhou të Kinës, kanë përfunduar pa marrëveshje, transmeton REL njoftimet.
Tashmë për disa javë, Kerry dhe Lavrov po zhvillojnë bisedimve për forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për luftimin e grupit, Shteti Islamik, dhe të ekstremistëve të tjerë në Siri. (b.an)