Ushtria e Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në veri të Sirisë ka eliminuar kontaktin fizik të organizatës terroriste DAESH me kufirin e Turqisë.
Në këtë mënyrë vazhdon operacioni “Mburoja Eufratit” i nisur më 24 gusht kundër kërcënimeve terroriste në qytetin Halep nga forcat speciale të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe forcat ajrore të koalicionit.
Ushtria e Lirë Siriane ka shpëtuar fshatrat e tjerë në ditën e 12-të të operacionit i cili u intensifikua me hyrjen nga rajoni Elbejli të qytetit Kilis të Turqisë i një grupi të automjeteve të blinduara të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) drejt rajonit Çobanbej që është rajoni fqinj me Azez-in në perëndim të linjës Azez-Jarabulus.
Opozitarët në rajonin Çobanbej kanë marrë nga DAESH-i fshatrat Tuvejran, Halilije, Bab Lemon, Haxh Veli dhe Okuzoldyren.
Ushtria e Lirë Siriane e cila në Jarabulus ka zbritur 24 kilometra në thellësi në jug nga kufiri i Turqisë kishte mbërritur në rajonin Suxhu Çajı që është krahu i cili shtrihet në perëndim të Lumit Eufrat, raporton Anadolu Agency.
Gjithashtu Ushtria e Lirë Siriane në perëndim të Jarabulusit duke marrë nga DAESH-i fshatrat Ganime dhe Suvejda, në të njëjtën kohë me pjesën e ardhur nga drejtimi i Çobanbej ka marrë nga terroristët edhe fshatin e fundit El-Kadi në linjën kufitare.
Në këtë mënyrë forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) kanë krijuar një brez të pastruar nga elementët terroristë përgjatë vijës kufitare Çobanbej dhe Jerabulus në kufirin Siri-Turqi.
Brezi i sigurisë me një thellësi 3 deri në 5 km nga kufiri i Turqisë brenda Sirisë ka eliminuar kontaktin e drejtpërdrejtë fizik të DAESH-it me kufirin e Turqisë.
Në ditën e 12-të operacionit zona që Ushtria e Lirë Siriane ka shpëtuar nga organizatat terroriste DAESH dhe PYD ka arritur afërsisht në 600 kilometra katrorë.
Burimet nga forcat e sigurisë të cilat kanë dhënë informacione për AA-në kanë deklaruar se Operacioni “Mburoja e Eufratit” do të vazhdojë dhe se brezi i pastruar nga terrorizmi në linjën Azez-Jarabulus do të zgjerohet, përgatiti Koha. (b.an)