Një nga klubet më të mëdha serbe, Crvena Zvezda (shq. Ylli i Kuq) ka marrë një “goditje” të fortë nga UEFA.Këtij klubi i janë bllokuar të gjitha pagesat e mëtutjeshme në xhirollogarinë e tyre, sepse menaxheri i Nikolla Zhigiqit ka lajmëruar se nuk i janë paguar borxhet nga llogaria e klubit, transmeton Koha.net.
Ka mjaftuar një çështje nga transferimi i Zhigiqit në Spanjë, e më pas Gjykata e Arbitrazhit për Sport në Llozanë, pas një procesi gjyqësor pati detyruar klubin të paguajë 3.4 milionë euro në llogarinë e Zhigiqit, por ato nuk ishin paguar.
Kështu që UEFA ka ndaluar pagesat në llogari të Yllit të Kuq. Pagesat që iu ndaluan serbëve janë ajo e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, 400 mijë euro dhe e eliminimit deri në play-off në Europa League, 230 mijë euro. (b.an)