Në planetin xhuxh, që është shembulli perfekt i kriovullkanizmit (një vullkan që shpërthen, ujë, amoniak ose metan në vend të shkëmbinjve) të Sistemit Diellor: një mal i lartë sa gjysma e Everestit, është zbuluar papritur. Mbajeni mend këtë emër: mali Ahuna Mons.
Është një vullkan akulli, i zbuluar 4 km mbi sipërfaqen e Ceres, planetit xhuxh, i zbuluar në mars të 2015 nga sonda Dawun. Ekzistenca e vullkaneve që vjell akull dhe jo llavë, ishte dyshuar më për Plutonin ose ndoshta Tianin.
Por ajo e gjetur në Cere, përshkruhet në një nga gjashtë artikujt, mbështetur mbi të dhënat e sondës Dawn, në revistën Sciene, është reale dhe e habitshme.
Në trupin qiellor, pritej të gjendej vetëm mbetje të llave, e ndoshta ndonjë krater. Me pak fjalë, një shkëmb inert dhe një farë vullkani, ku shpërthimi i fundit daton përpara 200 milionë vite.
Llava e akullit
Besohet se sasia e madhe e kripërave në planet, ul temperaturën e ngrirjes së ujit, duke shkaktuar criomagma (shpërthime në formë lëngjesh apo shtëllunge. Gjithashtu mund të jenë edhe në formën e avullit). Kur bien në sipërfaqen e planetit ato kthehen në akuj). Prania e një krater prej 280 km në anën tjetër të planetit xhuxh ndoshta tregon një ndikim ku valët mund të kenë shkaktuar një shpërthim të fundit.
Elasticiteti
Studimet e fundit, të publikuara kanë gjetur në planet prezencën e baltës: dhe atë të një manteli të trashë, i cili në mënyrë të ngadaltë, e kthen sipërfaqen në formën origjinale, sa herë që kjo e fundit është deformuar nga një ndikim. Një tipar që mund të shpjegojë enigmën e kratereve të zhdukura./shqip/a.k