Dashi
Një mundësi e mirë fitimi mund të trokasë në derën tuaj këtë mëngjes, dhe në këtë moment krize do ju bëjë shumë punë. Shmangni të qenit shumë kontradiktorë me personat që ju rrethojnë, pasi sjellja juaj mund t’i largojë. Mundohuni të jeni më miqësorë me partnerin, pasi këtë periudhë jeni disi të hutuar.
Demi
Edhe këtë të hënë situata në punë do jetë paksa e vështirë, por duhet të bëni durim, pasi shumë shpejt do i kthehet normalitetit. Përballojini problemet e zemrës bashkë me partnerin, pasi duke i mbajtur gjërat brenda vetes, nuk bën gjë tjetër përveçse largoheni nga njeriu që doni. Mos i zini besë personave që ju propozojnë fitime të mëdha me pak investim, pasi mund të përfundoni të mashtruar. Gjendja shëndetësore paraqitet e mirë.
Binjakët
Një ngjarje e kënaqshme qysh në mëngjes do ju lumturojë ditën. Edhe puna do ecë më së miri dhe pa mundim. Sa i takon situatës ekonomike do jetë përgjithësisht pozitive, por përmirësimi më i madh do të ndodhë në ditët në vijim. Ata që nuk janë në një lidhje mund të kenë një takim premtues.
Gaforrja
Mos pranoni që të jetoni një jetë që nuk ju pëlqen, ndaj merrni një pushim të vogël për të reflektuar mbi zhvillimet e periudhës së fundit. Ka ardhur momenti që të merrni vendime të rëndësishme, në dobi të lumturisë suaj. Gjatë pasdites mund të ftoheni në një darkë me miqtë, por nuk do jeni në humorin e duhur. Raporti me partnerin, paraqitet pozitiv.
Luani
Yjet ju buzëqeshin këtë të hënë, pasi ka ardhur momenti të korrni frytet e punës së muajve të fundit dhe rezultatet do jenë më se të kënaqshme. Disa nga miqtë tuaj, po organizojnë diçka speciale, duke ju shtuar lumturinë, për shkak se duan që dhe ju të jeni pjesë. Një surprizë e vogël nga ana e partnerit, do ju shtojë lumturinë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite situata emocionale në raportin dashuror do zërë pjesën më të madhe të kohës. Nuk keni kaluar një periudhë të mirë dhe nuk arrini të kuptoni motivin e situatës suaj. Kërkoni këshillën e një miku tuaj. Mundohuni që ta kaloni ditën sa më qetësisht.
Peshorja
Fillimi i javës do jetë shumë i vështirë për të lindurit e kësaj shenje. Në punë do keni shumë çështje për të përfunduar dhe me ndihmën e kolegëve do ja dilni. Gjatë pasdites do të përballeni me debate me partnerin për çështje nga dobëtat. Mos u acaroni më shumë nga sa duhet pasi shumë shpejt do i ktheheni normalitetit.
Akrepi
Dita juaj do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash e cila do ju përmirësojë humorin. Edhe raporti me personin që doni do kalojë një moment shumë intensiv. Shëndeti nuk do ju japë shumë shqetësim.
Shigjetari
Do të keni nevojë për të marrë një vendim të rëndësishëm në raportin në çift. Mundohuni të mendoheni mirë para se të vendosni. Sa i përket punës, situata do jetë e favorshme për nisma të reja. Situata financiare po kthehet gradualisht në normalitet.
Bricjapi
Dita do të nisë me këmbën e duhur dhe planet tuaja do të ecin mbarë. Sa i takon raportit me partnerin, dita do të jetë kryesisht pozitive, por kushtojini më shumë vëmendje, pasi edhe ai apo ajo ka nevojat e tij/saj.
Ujori
Kjo ditë do të jetë e mbushur me ulje ngritje. Momenti më i vështirë do jetë në drekë, kur për shkak të një gabimi në punë do kritikoheni. Ruani qetësinë. Kjo ditë nuk është ideale për investime financiare.
Peshqit
Ju pret një ditë më shumë se pozitive. Gjatë orëve të punës do arrini të nxirrni në pah problemet që keni me eprorin, ndërsa pasdite do keni mundësi të kaloni një periudhë të mirë me familjen. Shëndeti paraqitet i mirë, por mundohuni të flini më shumë natën.