Në kushtet e tronditjes psikologjike, një vajzë 19-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen ditën e djeshme. Ajo ka shkaktuar panik tek kalimtarët e zonës dhe shoferët e makinave teksa është hedhur nga mbikalimi në Golem.
Ngjarja është konfirmuar nga burimet zyrtare të policisë të cilat thanë se bëhet fjalë për shtetaseb me inicialet D.S, 19 vjeç.
“Më datë 03.09.2016, në Golem, te mbikalimi i këmbësorëve, në kushtet e tronditjes psikike, është hedhur shtetësja D.S, vjeç 19, cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./panorama/a.k