Edhe pse ‘gojët e liga’ thonë se ajo është 39 vjeç, për të gjithë Beyonce (ish liderja e Destiny Child) sot feston 35 vjetorin.
Në karrierën e saj ylli ka koleksionuar 20 Grammy Awards, duke shitur rreth 190 milion disqe.
Së bashku me muzikën në jetën e saj është kinemaja dhe moda. Pjesëmarrja e saj në filmin Dreamgirls i ka rezervuar dy nomination në Golden Globe.
Moda ka qenë gjithmonë pasioni i saj. Në 2005 ajo krijoi brandin e saj House of Dereon, së bashku me nënë e saj, si dhe linjën e parfumit.
Në 2016 ajo krijoi markën e veshjeve sportive Ivy Park, dedikuar vajzës së saj Blue Ivy, që ka nga martesa me reperin amerikan Jay-Z.
Look-u i saj ndër vite ka evoluar shumë dhe sot ajo konsiderohet një ikonë absolute në stil. Ja galeria jonë për 35 vjetorin e ish Single Lady.
BW/d.i.