Në radhën e parë, një prej të ftuarve të nderit në koncertin e organizuar për nder të Nënë Terezës ishte ish kryeministri Berisha. I shoqëruar nga zonja e tij Liria, Berisha dukej i buzëqeshur për pjesën dërrmuese të koncertit. Por gjithçka ndryshoi në fund, kur në përmbyllje u lexua një poezi e shkruar nga Nënë Tereza vetëm 3 javë përpara se të ndërronte jetë, në vitin 97.
Siç e ka shkruar në poezi, Nënë Tereza dukej shumë e shqetësuar për atë që qoftëlargu po i bënte atdheut të vet, Shqiperisë. Kjo poezi ka bërë që berisha të ndjehej i fyer nga organizatorët e shtetit kosovar dhe të Vatikanit, pasi në vitin 97 kur Nënë Tereza shkroi këtë poezi, qoftëlargu në Shqipëri ishte vetë Berisha që në atë periudhë ishte president dhe pas skemave piramidale e çoi vendin në luftë civile.
DUA TË KTHEHEM NË SHQIPËRI
Si shumë po vepron Qoftëlargu në anët tona !
12 shtatore me figura shenjtësh
do të doja të kisha në Shqipëri,
patjetër dhe në Kosovë 12 të tjera,
të luteshin murgeshat e mia
për të larguar të keqen
nga atdheu im.
Dua të kthehem në SHQIPERI,
tu shërbej më të varfërve të gjakut tim.
Dhe në nderim të kujtimit të prindërve dua të kthehem,
pranë tyre të mbyll sytë.
Ta dimë, secili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha.
LEXO.AL
* (27 gusht 1997, 3 javë para vdekjes)