Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se shumë ekstremistë që vinë nga Kosova e tani luftojnë në Lindjen të Mesme, janë të njëjtit që dikur luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor.
Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të njëjtit që i ishin bashkuar të ashtuquajturës UÇK gjatë konfliktit në Kosovë”, ka thënë Daçiç, derisa po merr pjesë në një takim jo formal të ministrave të jashtëm të disa shteteve të BE-së dhe shteteve kandidate në Bratislavë të Sllovakisë, njofton Klan Kosova.
Daçiç ka shtuar se janë më shumë se 300 luftëtarë nga Kosova pjesëtarë të grupeve ekstremiste dhe sipas tij, “shumë njerëz kanë vënë në dukje brutalitetin e jashtëzakonshëm dhe përfshirjen e tyre në sulme vetëvrasëse”. (b.an)