Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ka dhënë një mesazh pozitiv për miliona ndjekësit e tij në Facebook, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”, shkruan Trump, duke e shoqëruar mesazhin e tij edhe me një video, citohet ”GazetaExpress”. (b.an)