Festojnë Krishtlindjet dhe Bajramin. Shkojnë në kishë e në xhami. Janë serbë me fe myslimane. Jetojnë në Reth Libofshë, komuna Libofshë afër Fierit, në jugperëndim të Shqipërisë, shkruan e përditshmja e Beogradit, “Politika”, transmeton Koha.net.
U nisëm për vizitë serbëve joortodoksë në Shkodër dhe Libofshë, që është larg nga Podgorica rreth 350 kilometra. Ata para rreth njëqind vjetësh u ndalen në këtë fshat, themeluan komunitetin e tyre dhe promovuan fenë.
Paraardhësit e këtyre serbëve me fe islame janë nga rrethina e Novi pazarit, Sjenicës dhe Tutinit ishin nisur për në Stamboll. Kur nuk munden më tutje, u ndalen në kodrat e Shqipërisë, mbi qytetin e Fierit, citohet Politika. (b.an)