Familjarë, të afërm, miq, kolegë e qytetarë të shumtë i dhanë nderimet dëshmorit të atdheut Ardian Kodra.
Polici i FNSH-së së Shkodrës, i rënë në krye të detyrës një ditë më parë gjatë një oepracioni në Torovicë të Lezhës, u nderua nëpërmjet një ceremonie zyrtare.
Dhjetëra kolegë, u përulën para trupit të pajetë të Ardian Kodrës, i cili mbeti i vrarë në tentativë për arrestimin e shtetasit David Qosja.
Homazhet ndaj Kodrës u zhvilluan në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. I pranishëm në ceremoni ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri./a.m.