Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se në bashkinë e Patosit po punohet për të transformuar qendrën dhe aksin kryesor në bulevard.
Ai e cilësoi bulevardin, për të cilin po punohet si një shesh publik me shije evropiane dhe të çliruar nga ndërtesat pa leje.
“Në kantierin e Rilindjes Urbane të Bashkisë së re të Patosit ku punohet për të transformuar qendrën dhe aksin kryesor në një shesh publik e bulevard me cilësi e shije europiane, të çliruar nga ndërtimet e paligjshme dhe me më shumë gjelbërim e hapësirë për këmbësorët”, shkruan Rama.