Militantë të PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) vranë 13 ushtarë turq dhe një roje të sigurisë gjatë tre konfrontimeve në lindje dhe në juglindje të Turqisë, raportoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadoll”.
Tre ushtarë turq u vranë gjatë një operacioni mëngjesin e sotëm kundër rebelëve kurdë në provincën Hakkari (juglindje).
“Njëzet ushtarë të tjerë u plagosën, në mesin e tyre tre në gjendje të rëndë shëndetësore, në konfrontimet në afërsi të kufirit me Irakun”, saktësoi agjencia e lajmeve./a.m.