Diktatori Islam Karimov nuk ishte më i gatshëm për reforma. Çfarë e pret tani Uzbekistanin? Uzbekistanin e presin kohë të pasigurta. Fuqitë e mëdha lidhin shpresa tek një fillim i ri në këtë vend.
Pas një hemoragjie cerebrale javën e kaluar presidenti në post prej shumë vitesh në ish-republikën sovjetike, Uzbekistan, Islam Karimov, ndërroi jetë. Por ai e kish lënë pasdore pikërisht atë që pritej prej kohësh nga rrethi i ngushtë i tij, kalimin e kontrolluar të pushtetit duke përmendur një pasues. Kushtetuta e Uzbekistanit nuk e ka të parashikuar rastin që paraqitet tani, pra zgjedhjen e një pasuesi. Njerëz nga rrethi i gnushtë i tij thonë, se 78 vjeçari kohët e fundit e kishte kuptuar, që kapja pas pushtetit dhe një mandat i katërt do të kishte pasoja të rënda shëndetësore. Karimov ishte regjenti më i moshuar ndër ish-republikat sovjetike. Ai duket se e kishte ndryshuar mendimin lidhur me një ndryshim të rregullt të pushtetit, pasi kishte kuptuar, se pas tij mund të shpërthente një luftë e gjatë për pushtet mes drejtuesve të klaneve, oligarkëve dhe pjestarëve më të afërt të familjes.
Trashëgimia e Karimovit
Karimovi e nisi karrierën e tij si sekretar i parë i degës uzbekase të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Gjatë kohës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe fazës kaotike të tranzicionit ai ia doli, që të ruante rendin në prapaskenë. Çmimi për këtë ishte mjaft i lartë: së fundi madje Karimov ishte përgjegjës për burgimin e vajzës së vet, Gulnora Karimova: si biznesmene dhe pjestare e shoqërisë së lartë ajo ishte e njohur brenda dhe jashtë vendit – disa madje e cilësonin atë si fytyra e bukur e një diktature të shëmtuar. Statione të karrierës së saj ishin: përfaqësuese e Uzbekistanit në OKB dhe ambasadore në Spanjë. Por Karimova e humbi reputacionin në Uzbekistan, në mediet perëndimore ajo përmendej vazhdimisht si e lidhur me afera korrupsioni, prej të cilave ishin prekur edhe një sërë sipërmarrjesh europiane, që bënin biznese në Uzbekistan.
E ardhmja e vendit pas Karimovit është e psigurtë dhe e vështirë të parashikohet. Presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhë një sërë problemesh në politikën e brendshëme – nëse ndjek shembullin e Karimovit ai mund të përdorë pak e shumë metoda represive. Probelmi më i madh vazhdon të mbetet varëfria e madhe në radhët e shumë banorëve të luginës Ferghana në lindje të vendit. Ky rajon edhe sot e kësaj dite lidhet në kujtesë me masakrën e Andixhanit: në vitin 2005 policia, ushtria dhe të tjera forca të sigurisë mposhtën brutalisht demonstratën e opozitës – nën urdhërin e presidentit Karimov.
Qindra vetë u plagosën ose u vranë, dhejtra mijëra refugjatë kërkuan mbrojtje në Kirgistanin fqinj. Raprezaljet bënë që të rritet edhe numri i refugjatëve nga Uzbekistani në Europë, në SHBA, në Turqi dhe në vendet arabe.
Radikalë dhe oligarkë
Një problem tjetër janë aktivitetet e terroristëve radikalë islamikë në vend. Në vitin 1999 depërtuan në vend nga Kirgizia 700 luftëtarë të Lëvizjes Ismlamike të Uzbekistanit, një grup militant islamist. Qysh nga ajo kohë mediet lokale nuk reshtin së raportuari për sukseset e Karimovit në luftën kundër forcave radikale. Burime të pavarura në të kundërt paraqesin nje tjetër imazh.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut disa qindra vetë mbahen në burg – nën akuzën pak të provuar – se ata mbajnë lidhje me organizatën teroriste “Shteti Islamik”. Por pas kësaj fshihen edhe pabarazia sociale dhe një sistem arbitrar në rajone, ku drejtuesit e provincave si mbrojtës të klaneve me influencë, oligarkëve dhe drejtuesve të bandave besojnë, se qendrojnë mbi ligjin.
Në Uzbekistan sot është i shtrirë kudo një rrjet korrupsioni. Shumë njerëz janë të lodhur me drejtimin e Karimovit,por nga ana tjetër ata hasin në tentativën e familjes së tij për ta mbajtur vet pushtetin. Po ashtu po rritet shqetësimi në vend prej klaneve, që mund ta destabilizojnë vendin, nëse në kryeqytetin Tashkent nuk ka më askënd, që të drejtojë me dorë të hekurt. Shumë njerëz në Uzbekistan i druhen rrethanave kaotike dhe një revolucioni të dhunshëm nën petkun e gjoja ndryshimeve demokratike. Ata kanë si shembull për këtë Kirgistanin, ku që nga viti 2005 mbizotërojnë rrethana të tilla. E së fundi është edhe shqetësimi, se vendi mund të zhytet në kaos ngjashëm si Afganistani apo Iraku.
Lojëtarët ndërkombëtar
Pas vdekjes së Karimovit “Global Players” si Rusia, SHBA-ja dhe Kina kanë arsye t’i rrisin angazhimet e tyre në Uzbekistan, Karimovi vazhdimisht u jepte shpresa atyre për një riafrim të mundshëm – por deri tani asnjëra nga fuqitë e mëdha nuk gëzon atje e vetme pozicion dominues.
Marrim shembullin e Kinës: Në Pekin ndërkohë janë shqyrtuar me kujdes hartat e Uzbekistanit, për të hapur rrugë të reja të rëndësishme logjistike për projektin ambicioz „New Silk Roads“- një rrugë tregtare mespërmes Azisë. Udhëheqja kineze do të ndërmarrë gjithçka në mënyrë që ndryhsimi i pushtetit në Tashkent të mos i hedhë poshtë planet e saj.
Rusia në të kundërt sheh shansin, që ta fitojë Uzbekistanin si një zonë të sigurtë përreth rajonit të trazirave, Afghanistanit. Presidenti Karimov prej kohësh nuk ka lejuar të involvohet thellë në intersat ushtarake të Moskës. Në këtë kontekst vlen të theksohet edhe distancimi i tij ndaj aleancës ushtarake në bazë të marrëveshjes për sigurinë kolektive („Collective Security Treaty Organization“), në të cilën marrin pjesë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani e Rusia. Ndërsa Uzbekstani është distancuar nga ky organizëm qysh në vitin 2012. Por territori dhe burimet ushtarake janë për Rusinë mjaft joshëse. Mund të pritet që një udhëheqës tjetër uzbekas nuk do të mund të ketë kaq pavarësi.
Liberalizimi i mundshëm
Edhe SHBA-ja mund ta pranojë fare mirë si aleate qeverinë në Tashkent, kur është fjala për gjendjen e sigurisë në Afganistan. Pasi Uashingtoni më 2001 nisi luftën kundër terrorit, përpiqeshin si SHBA-ja edhe Gjermania ta vinin në lëvizje Karimovin për liberalizimin. Por masakra e Andixhanit katër vjet më vonë u dha fund këtyre përpjekjeve. Pas vdekjes së Karimovit edhe Gjermania dhe SHBA-ja mund t’i rinisin këto përpjekje. Qeveria gjermane ende e ruan interesin për bazën ushtarake në Termez në jug të vendit, të cilën e ka përdorur në vitet 2002 – 2015. Ndërsa amerikanët kanë përdorur po në jug në Khanabad deri në vitin 2005 bazën e aviacionit ushtarak..DW/a.m.