Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, së bashku me kreun e Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, inspektuan fillimin e punës në një nga kantieret më të mëdha të projektit TAP, në Urën Vajgurore Berat.
Në takimin në zyrat e kompanisë që po realizon punimet, ministri Klosi kërkoi që rekrutimi i punonjësve për këtë segment të bëhet në bashkëpunim me Zyrat Rajonale të Punës në Berat, për të patur prioritet punësimi personat nga familjet më në nevojë të këtij qarku.
Klosi bëri të ditur se do të ketë bashkëpunim të plotë për trajnimin e personelit, duke i ofruar kompanisë punonjës sa më të kualifikuar.
Së bashku me Inspektoriatin e Punës, ministri Klosi kërkoi nga kompania sigurimin e kushteve sa më të mira të punës për punonjësit, sigurinë në punë dhe akomodimin e tyre. Gjatë inspektimit ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkur Berat, Fadil Nasufi.
Për realizimin e projektit të shtrirjes së rrjetit të gazsjellësit TAP në territorin shqiptar, do të punësohen mbi 5000 punonjës./a.m.