Nëse pak muaj më parë në dyqanet e mishit në Fier gjeje mish të therrur jashtë thertores, tashmë ky veprim nuk kalon pa u pikasur, falë edhe mbylljes së procesit të matrikullimit.
Në çdo rast të dyshimtë inspektorët mbyllin dyqanet për të verifikuar produktin bazuar në çertifikatat individuale të gjedhëve dhe të imtave. Nëse në thertore rezulton i paregjistruar, produkti sekuestrohet menjëherë.
Aksioni për kontrollin e dyqaneve vjen pas kontrollit nëpër thertore dhe heqjes së ndalimit të qarkullimit të mishit për shkak të dermatozës nodulare. Deri tani janë kontrolluar 25 subjekte nga 125 që ka i gjithë qarku i Fierit raporton tch.
Masa e parë është mbyllja e dyqanit dhe verifikimi i vulave që i vendosen produktit në thertore kur kalojnë kontrollin veterinar. Në rast të shkeljes së këtij rregulli subjekti gjobitet dhe i sekuestrohet produkti./a.m.