Mbrëmë rreth orës 23:30, në Reçicë të Tetovës, afër restorantit Kurtishi ka pasur krisma me armë zjarri, transmeton TetovaSot.
Nga burimet e sigurta për TetovaSot njoftojnë se dy personat H.K dhe M.H janë sjellë në spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga arma e zjarrit, pas dhënies së ndihmës mjekësore dhe për shkak të lëndimeve të rënda dhe serioze janë dërguar në Klinikat terciare në Shkup.
Në mjekësinë ligjorenë Tetovë është sjellë edhe trup i pajetë i një mashkulli rreth 35 vjeç.
Gjykatësi hetues dhe policia kanë qenë në vendin e ngjarjes për inspektim të rastit dhe sot brenda ditës do të jepen informacione më të detajuara rreth ngjarjes.