Një vajzë ka rënë pre e prostitucionit që në moshën 13-vjeçare. Ajo, tani 17-vjeç, ka qenë ‘viktimë’ e një grupi pleqsh mbi 70-vjeç që për të bërë seks me të i jepnin nga 40 deri në 100 euro, ose rimbushje telefonike.
Ngjarja, e ndodhur në Milano të Italisë, është zbardhur nga policia pas pesë muaj hetime.
Në pranga janë vënë tre të moshuar, 73, 74 dhe 77-vjeç, të akuzuar për prostitucion me të mitur.
Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçare, e cila punonte si prostitutë, asokohe mike e familjes së vajzës. Ajo e ka joshur minorenen për të shkuar me pleqtë, raportojnë mediat italiane.
34-vjeçare fitonte një përqindje të vogël. Për të bindur të renë të ushtronte prostitucionin, 34-vjeçarja mëshonte të arsyetimi se po të fitonte para, minorenia mund të ndihmonte familjen e saj në vështirësi ekonomike, shkruan një ditë më parë “Milano Today”.
Vajza e dëmtuar, e cila jeton në një shtëpi fëmijësh prej disa kohësh, i ka treguar edukatoreve ngjarjen dhe më pas kanë nisur hetimet.
Përveç të arrestuarve, të gjithë italianë rezidentë në Milano, janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy 70-vjeçarë. /r.a