Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për tre të dyshuarit si autorë të grabitjes së BKT në ish-Bllok.
Edhe pse tre të ndaluarit nuk kanë pranuar autorësinë e vjedhjes spektakolare, Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për ta.
Mësohet se Roland Liti dhe Alan Babameto janë lënë në qeli me afat të pacaktuar, ndërkohë që për Robert Kullën është dhënë 30 ditë burg.
Kështu, prokurorisë do t’i duhet të gjejë prova të mjaftueshme brenda 30 ditësh që e implikojnë Kullën në grabitje. /r.a