“Isha në shtëpi kur ndodhi grabitja e bankës. E më pas u nisa në Mal të Zi me Babameton”. Kështu deklaroi një prej të arrestuarve, Roland Liti, i cili akuzohet për grabitjen e ndodhur pak ditë më parë në zonën e Bllokut.
Nga salla e gjyqit, ku pritet të caktohet masa e sigurisë për 3 të arrestuarit, Liti ka mohuar akuzat se është i përfshirë në grabitje, ndërsa shtoi se nuk e ka idenë se për çfarë shenje gishti flet prokurori i çështjes. “Robert Kulla më mori makinën për pak kohë, por atë mëngjes u arrestua.” shtoi ai.
Më herët, burime nga policia thanë se një gjurmë e gishtit të njërit prej grabitësve në një shishe uji, ndërsa rezultoi se i përkiste Roland Litit. Roland Liti, Alan Babameto dhe Robert Kulla, ndonëse u arrestuan si autorët kryesorë të vjedhjes së bankës në zonën e ish-Bllokut, që të tre kanë mohuar akuzat dhe janë përpjekur të shfajësohen.
Një ditë pas grabitjes së bankës, 37-vjeçari Roland Liti (Zekaj) bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar jashtë vendit, drejt Malit të Zi. Policia sekuestroi edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.
Më 6 gusht të 2016-ës, duke çarë murin e bankës ku ndodhej kasaforta grabites moren 20 milionë lekë të rinj. Fillimisht ata kishin ndërruar bravën e bodrumit dhe më pas kishin bërë gërmimet në mur. /bw/r.a