Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë të gjitha masat që pjesë e procesit të votimeve për zgjedhjet lokale të jenë dhe të burgosurit. Ditën e sotme, KQZ vendosi ngritjen e dy qendrave të votimit në burgun e Peqinit dhe atë të Rrogozhinës.
Sipas kryetares së KQZsë, Lefteri Luzi të gjithë të burgosurit do të votojnë në këto dy institucione të vuajtjes së dënimit. Nga ana tjetër, Luzi theksoi se qendrat do pajisen me infrastrukturën e duhur për votimin.
Teksa iu rikthye situatës në KZAZnë nr.15, Luzi pohoi se anëtarët e komisionit nuk përgjigjen në telefon.