Një vajzë e re senegaleze e papunë gjen një portofol me 500 euro dhe ia dorëzon policisë. Në këmbim të gjestit të saj fisnik, merr një propozim pune. Ky portofol, në fakt ishte në pronësi të sipërmarrësit Giovanni Radicchi. Pas marrjes së portofolit ai deshi që të shlyente gjestin në fjalë.
Radicchi, pasi kishte bërë tërheqjen e parave në një prej bankomatëve të bankës, kuptoi se kishte humbur portofolin në të cilin kishte vendosur paratë. Vajza e papunë, kur e gjeti portofolin, iu drejtua policisë për ta dorëzuar. Ishin pikërisht ata që e telefonuan Radicchi-n për ta informuar për gjetjen.
“I ofrova vajzës 100 euro shpërblim, por edhe pse insistova ajo nuk pranoi. Atëherë e pyeta se me çfarë merrej dhe më tha se ishte e papunë. Nuk e do nëse do të pranojë, por i lash numrin e telefonit duke shpresuar që të punojë me ne”, tha sipërmarrësi.
20 qershor 2015