Policia italiane e qytetit të Peruxhias ka arrestuar një 27 vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike të tipit kokainë. Në makinën e tij tip Fiat 5O0, fshehur në airbag u gjetën 6, 5 kg e gjysëm kokainë e cilësi majft të lartë e që do sillte në treg një përfitim prej 1 milionë euro.
27 vjecari shqiptar u ndalua unë superstradën E25 të Peruxhias ndërsa udhëtonte nga veriu i Italisë. Kanë qënë disa manovra të cuditshme rrugore të kryera nga korrieri shqiptar i drogës të cilat kanë shtryë policinë italiane të ndalojnë automjetin.
27 vjecar i cili është me dokumenta të rregulta italiane e rezident në një qytet në veri të Italisë nuk ka ditur të shpjegoj arsyet e udhëtimit të tij në qytetin e Peruxhias.
Analizat e kryera nga Policia shkencore italiane u vërtetua se kokainë ishte e pastër 90% , e vulosur në markën TX e do të vlente për të konfeksionuar 26 mijë doza. Ndaj 27 vjecarit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e aktualisht ndodhet në burgun e Cappane. /r.a