Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Divjakës kanë arrestuar në orët e fundit një 15-vjeçar nën akuzën e zjarrvënies.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, të cilat e kanë identifikuar adoleshentin e arrestuar me inicialet A.Z.
Sipas burimeve, arrestimi u krye pasi 15-vjeçari dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Mizë një ditë më parë, ku u dogjën 5 hektarë tokë e mbjellë me ullinj. /r.a