Prokuroria e Serbisë bashkë me policinë dhe Agjencinë e Sigurimit të Informacionit (BIA) kanë kapur një të dyshuar për spiunazh.
Ata kanë arrestuar një person që mban dy nënshtetësi, të Serbisë dhe Kroacisë, transmeton Koha.net. Ai është Çedo Çoloviq, 57 vjeçar, major ushtarak në pension.
Ai dyshohet se ka punuar si spiun i Kroacisë në Serbi dhe ka dërguar informacione drejt Zagrebit.
Sipas të dhënave që ka transmetuar Blic.rs, ai ka jetuar në Kroaci deri në vitin 1990, e më pas ka ndërruar vendbanimin, duke kaluar në Serbi.
Po të njëjtat dhëna thonë se ai ka tentuar të largohet shpejt nga Serbia në drejtim të Kroacisë, por është kapur në momentet e fundit. (b.an)